MOSBESIM NE ASHM/ Kandidati i Berishës: E bëj fushatën më mirë pa LaCivita! Kontrata e lobimit 6 milionë dollarë është e tepërt! PD-ja dështake nëse s’rrëzon Ramën

Kandidati në listën e hapur të PD për qarkun e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit, fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit dhe kontratën e lobimit 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA.

Çollaku ka deklaruar se beteja në fushatë në listën e hapur është e “përgjakshme” ndërsa ka theksuar se mungon debati politik mes palëve duke e quajtur të qëllimshëm nga ana e mazhorancës.

Kreshnik Çollau deklaroi në intervistën për Report Tv se Partia Demokratike do të ishte një dështim nëse nuk rrëzojnë Edi Ramën.

Sa i përket kontratës së lobimit të PD në SHBA, Kreshnik Çollaku është shprehur se ishte e tepërt por jo e paligjshme. Ndër të tjera Kreshnik Çollaku ka komentuar edhe prezencën e Chris LaCivita duke thënë se fushatën di ta bëjë më mirë në terrenin e tij se çdo këshilltar i huaj që mund të vijë.

“Përveçse betejës politike të krerëve, kryetarit të opozitës dhe kryetarit të mazhorancës, betejë politike nuk shikoni. Edhe në fakt, betejën politike po e mbajnë mbi kurriz kandidatët e listave të hapura, mendoj me ndonjë përjashtim tek-tuk. 

Kjo jo për çështje politike apo të natyrës; është vetë sistemi që e imponon këtë gjë. Pra kemi 12 njerëz tërësisht të relaksuar në Tiranë nga dy kampe dhe kemi 37 të tjerë në një luftë të përgjakshme. Betejën secili e bën sikur të jetë ai përfituesi apo gjenerali i çdo beteje. 

Ja u thashë, është një luftë gati e përgjakshme brenda llojit, në listat e hapura, edhe është një situatë anormale, atipike, në këta që drejtojnë në pjesët e mbyllura të listave, gjë që, ja u thashë, deformon thellësisht klimën politike. Nuk ka debate politike, pavarësisht energjisë tonë. Publiku duhet të përfitonte debatin politik në vend. 

Debati kundra mazhorancës me ata të opozitës që nuk, në fakt, nuk ka. Edhe gjeneza, në fakt, është ky kod i deformuar zgjedhor dhe anormal dhe i shëmtuar zgjedhor, i cili nuk i jep mundësi njerëzve. Do duhet ta ndërrojmë këtë kod nga 12 maj e prapa.

Unë mendoj që patjetër përfshirja e strategut të Presidentit Trump është një provë që PD ka normalizuar raportet me SHBA-në, gjë që nuk ndodhte para 3 vitesh. 

Për sa i përket fushatës time, po ta them ndershëm, unë fushatën time di ta bëj më mirë në terrenin tim sesa çdo këshilltar i huaj që mund të më vijë. Vlen në mesazhin makro-politik.

Jam njeriu më i papërshtatshëm për të të dhënë përgjigje për këtë çështje. Edhe unë si ju e kam parë në media dhe jam njohur në media me këtë gjë. 

Po të them që unë kam punuar në Ambasadën e SHBA-së, kam drejtuar për një pjesë të konsiderueshme në qeverisjen e Partisë Demokratike. Në fakt, nuk ka ndonjë gjë të paligjshme. 

Ne diplomatëve na duket e tepërt të angazhohemi në kompani lobimi. Kompanitë e lobimit që angazhoheshin për raste specifike, gjysmën e punës na e kërkonin ne të ambasadës. Është e kotë të angazhohemi në këto dimensione. 

Çdo qeveri ka lobuesit e vet në SHBA. Edhe ne kur ishim, edhe kjo aktualja. Kjo është veprimtari legjitime edhe brenda vendit dhe jashtë tij.”-tha Çolllaku.