PROPOZIMI/ Kryeministri i Zelandës së Re kërkon që fëmijët nën 16-vjeç të mos përdorin internetin

Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Lacson, ka paraqitur një projektligj që synon ndalimin e fëmijëve nën 16 vjeç për të aksesuar rrjetet sociale.

Ky propozim ka ardhur disa muaj pas miratimit të një legjislacioni të ngjashëm në Australi, i cili ka qenë ndër kufizimet më të rrepta në botë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që mund të sjellin platformat online.

Projektligji, i cili kërkon miratimin nga partitë e tjera në koalicionin qeverisës të Zelandës së Re, do të detyrojë platformat e mediave sociale të marrin masa të rrepta për të parandaluar aksesin e fëmijëve nën 16 vjeç.

Sanksionet për shkeljen e këtij ligji mund të arrijnë deri në një milion euro, duke e bërë atë një nga legjislacionet më të ashpra për mbrojtjen e fëmijëve në internet.

Lacson është frymëzuar nga ligji australian, i cili u miratua në nëntor të vitit 2024 dhe është një nga legjislacionet më të rrepta për sigurinë online të fëmijëve.

Ky ligj australian, që pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit, është kritikuar nga gjigantët e mediave sociale, të cilët kanë paralajmëruar se ky kufizim mund të i çojë fëmijët drejt platformave alternative dhe më të rrezikshme.

Është koha që Zelanda e Re të pranojë se, pavarësisht të gjitha gjërave të mira që ofrojnë mediat sociale, ato nuk janë gjithmonë një vend i sigurt për të rinjtë tanë,” tha Lacson gjatë një deklarate për gazetarët.

Ai shtoi se ka ardhur koha që platformat sociale të mbajnë përgjegjësinë për sigurinë e fëmijëve, duke i mbrojtur ata nga përmbajtja e dëmshme, ngacmimi dhe shfrytëzimi në internet