RAPORTIM I SPAK/ Bëhet zyrtar bilanci i krimeve zgjedhore: Deri tani janë bërë 115 kallëzime, nis hetimi për 35 raste

SPAK bën me dije se në total kanë marrë 115 kallëzime, nga partitë politike, referime nga Policia e Shtetit, denoncime nga platforma online apo të iniciuara nga vetë SPAK. Nga 115 kallëzime, për 35 raste SPAK njofton se ka nisur hetime.

Njoftimi i SPAK:

Mëposhtë do të gjeni të dhënat statistikore për materialet kallëzuese që lidhen me krimet zgjedhore deri më datë 5 Maj.

Janë regjistruar 115 materiale kallëzuese, ku përfshihen:

  • Kallëzime nga subjekte politike
  • Referime nga Policia e Shtetit
  • Të iniciuara kryesisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
  • Denoncime nga Platforma Online
  • Denoncime nga qytetarët
  • Materialet kallëzuese nga subjektet politike janë 25.
  • Në platormën online kanë mbërritur 35 materiale kallëzuese
  • Janë regjistruar 35 procedime penale.
  • Dhe nga këto procedime, 8 prej tyre janë të regjistruara kryesisht – dmth të iniciuara nga SPAK.