Nga Shkodra ku po zhvillon fushatën për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama nuk humbi kohë duke ironizuar demokratët. Ai u ndal tek Dashnor Sula për të cilin tha se bufi nuk e futi në listë sepse ai nuk është zot kënete. Nuk mbeti pan përmendur Luçiano Boçin, të cilin e quajti me ironi Luçiano fake Pavarottin.
Për këtë të fundit tha se nuk mundet kurrsesi as të bëjë Shkodrën Madhështore dhe as të bëjë Shqipërinë Madhështore.
Prandaj një thirrje pati për të gjithë qytetarët shkodranë që më 11 maj të votojnë numrin 5 për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
“Fitoi primaret e gjithë Tiranës, doli i pari? Ku është? Nuk është as në listë, unë e di ku është. E ka ngrënë bufi. Iku. Kryetarja e PD në Sarandë fitoi primaret, ku është? E hëngri bufi, dhe çoi një kukumjaçkë nga Tirana atje. Dash Sula. E njihni gjelin e detit të Peqinit. Fitoi primaret absolut, ku është? Të paktën del nëpër TV se bufi s’e ha dot atë se nuk është zot kënete, jo gjel deti. E tha ai, unë jam gjel. Edhe kur e mbysin është krenar. Erdhi këtu Luçiano fake Pavarotti dhe drejton grupin dhe ça do të bëjë? Shkodrën madhështore me Luçiano fake Pavarottin nga Elbasani?
Si bëhet kjo? Nuk e di. Shpresoj që demokratët e Shkodrës të dielën të rrinë në shtëpi të dëgjojnë Pavarottin e vërtetë dhe të mos shkojnë fare me votuar. Për të mos iu ardhur turp nga vetja se nesër këtë pasaportën evropiane do t’ua japim ne, siç po ua japim Shkodrën mbrapsht, që ua mori bufi, që mbeti e fundit për turp dhe që njëherë i besuam këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që e thashë, nga të paktat fare mbetje të ricikloheshe të PD dhe ja ku jemi sot. Qytet tjetër në energji, optimizëm dhe besim. Ku bënte vaki të bëje miting në Shkodër?”, tha kryeministri Rama.









