KORRIGJIMI/ Roli i SHBA në histori, presidenti Trump riemërton luftërat botërore

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një njoftim të bujshëm, duke shpallur se do të riemërojë dy data historike të rëndësishme në kalendarin amerikan.

Sipas deklaratës së tij, data 8 maj, e njohur tradicionalisht si Dita e Fitores në Evropë (Victory in Europe Day – V-E Day), do të quhet tashmë “Dita e Fitores në Luftën e Dytë Botërore”.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se edhe data 11 nëntor, e cila për dekada është festuar si Dita e Veteranëve (apo më herët si Dita e Armëpushimit), do të riemërohet në “Dita e Fitores së Luftës së Parë Botërore”.