E PAZAKONTE/ Shtëpia e Bardhë shpërndan fotografinë e Donald Trump veshur si Papë

Kur u kthye nga funerali i Papa Françeskut, ai tha se do të kishte dashur të ishte Papë. Dhe Donald Trump ishte praktikisht i kënaqur, pavarësisht se shumë e kanë marrë me humor deklaratën e tij.

Një fotomontazh i tij i veshur si Papës, po zë vend qendror në mediat sociale të Shtëpisë së Bardhë. Fotografia u postua gjithashtu në Truth, disa ditë para fillimit të konklavës që do të zgjedhë pasardhësin e Papa Françeskut.

“Do të doja të bëhesha Papë. Kjo do të ishte zgjedhja ime e parë. Mendoj se do të isha një Papë i shkëlqyer. Askush nuk mund ta bënte më mirë se unë”, tha me humor presidenti disa ditë më parë nga Shtëpia e Bardhë.

Donald Trump gjithashtu shkeli etiketën në funeralin e Papa Françeskut të shtunën duke veshur një kostum blu marine në vend të të ziut tradicional.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se do të donte që Kryepeshkopi i Nju Jorkut, Kardinali Timothy Michael Dolan, një nga prelatët amerikanë të pranishëm në konklavë, të bëhej Papa i ardhshëm i Vatikanit.