I shumëkërkuari i drejtësisë, Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai, ndërsa burime bëjnë më dije se ky i fundit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Dy vjet më parë, Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me burg përjetë Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.
Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir u vranë në vitin 2012 në banesën e tyre teksa Gentian Beqiri ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja.
Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar dhe më pas autorët mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri.









