FUSHATA E ASHM/ Ilaçet, Berisha i shpall “luftë” Vilma Nushit dhe Tom Doshit: Pas 11 Majit, do tu dyllosen dy kompanitë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një mitingu në Belsh, ka deklaruar se me ardhjen në pushtet të PD-së, do të mbyllen kompanitë farmaceutike të Tom Doshit dhe Vilma Nushit.

“Dylli i pret që të dy. Më 12 maj të dyja kompanitë e tyre dyllosen”, theksoi Berisha.

Më tej kryedemokrati u shpreh se programi i PD-së po u ofron shqiptarëve gjërat bazë dhe jo ilaçe me niseshte dhe midon të Vilma Nushit dhe Tom Doshit

Berisha: Ne po u japim shqiptarëve gjërat bazë dhe jo ilaçet me niseshte dhe midon të Vilma Nushit dhe Tom Doshit. 

Të cilat, siç i keni parë janë të pa efektshme. Merr fund! Dylli i pret që të dy. Më 12 maj të dyja kompanitë e tyre dyllosen.