Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë edhe në tentimin e nëntë.
Propozimi i kryesuesit të seancës, deputetit të LVV-së, Avni Dehari për votim të fshehtë të kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryeparlamentare, nuk kaloi.
Pas kësaj, LVV-ja nuk e propozoi fare kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe seanca u ndërpre.
Dehari tha se vazhdimi i seancës do të bëhet më 3 maj.









