Mbyllet raundi i parë i gjysmëfinales, ku PSG triumfoi në Londër kundër Arsenal me rezultatin 0 me 1.
Ndeshja nisi me një aksion të shpejtë të parisienëve, i cili rezultoi me një super gol nga Ousmane Dembele. Gjatë pjesës së dytë Arsenal barazoi shifrat, por fatkeqësisht goli i tyre u quajt i parregullt për pozicion jashtë loje. Edhe pse goli nuk u quajt, anglezët krijuan shumë raste në mesfushën franceze duke insistuar në gjetjen e golit. Në të njëjtën kohë PSG pati 2 shanse njëra pas tjetrës për të thelluar rezultatin me Barcola dhe Gonzalo Ramos, i cili goditi traversën.
Kualifikimi për raundin tjetër mbetet i hapur duke patur parasysh nivelin e të dy skuadrave dhe rezultatin e ngushtë mes tyre.









