ZYRTARE/ Hungaria edhe me vendim parlamenti tërhiqet nga Gjykata e Hagës: Refuzojmë të jemi pjesë…

Parlamenti hungarez votoi për tërheqjen e vendit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, tha Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó.

“Parlamenti hungarez sapo ka votuar për t’u tërhequr nga GJPN-ja. Duke marrë këtë vendim, ne refuzojmë të jemi pjesë e një institucioni të politizuar që ka humbur paanshmërinë dhe besueshmërinë e tij”, shkroi Szijárto për Xu-në.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán deklaroi më parë se vendi i tij vendosi të largohej nga GJPN-ja sepse beson se organizata është bërë politike dhe jo e paanshme vitet e fundit.