Forca të shumta policie janë vendosur në zonën e Ali Demit në Tiranë. Disa persona dyshohet se kanë thyer zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.
Po vijojnë hetimet për të siguruar të gjitha provat nga ana e grupit hetimor. Ende nuk ka informacione se përse është sulmuar zyra e subjektit zgjedhor. Pritet të merren edhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Në vendngjarje janë konstatuar edhe dy fishekë luftarakë të paplasur, gjë që tregon se ka qenë një ngjarje e planifikuar.
Policia bëri me dije përmes një njoftimi se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.
Nga hetimet e deritanishme mësohet se nuk kemi të bëjmë me një konflikt partiak, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga policia.
Lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona babë e bir. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Telhallari dhe djalin e tij.
I biri mësohet se ka pasur një konflikt me persona që qëndrojmë pranë kësaj zyre elektorale dhe ka njoftuar të atin lidhur me këtë konflikt. Të dy babë e bir kanë ardhur për t’u sqaruar dhe janë konfliktuar me disa persona që qëndronin në zyrën e PSD.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.
Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.









