E RENDE NE KANADA/ Makina futet mes turmës në një festival, disa të vrarë dhe të plagosur

Disa njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vankuver, Kanada, tha policia, pa specifikuar numrin e saktë të viktimave.

Policia thotë se shoferi është në paraburgim pas incidentit të shtunën pranë Fraser Street dhe East 41st Avenue, raportoi CBC i Kanadasë.

Theksohet se policia do të japë më shumë informacion në vijim të hetimeve.

Videot e postuara në rrjetet sociale treguan se ekipet e emergjencës po nxitonin në vendngjarje, ndërsa disa persona ishin shtrirë përtokë të plagosur.