Fushata brenda PS-së ka marrë flakë në kryeqytet, ku Blendi Gonxhe po përdor administratën publike në shkelje të urdhrit të Ramës. Konfliktet e tij të ashpra me Plarent Ndrecën dhe kandpëidatët e tjerë kanë alarmuar bazën socialiste, ndërsa kryeministri hesht duke zbuluar preferencën e tij për Gonxhen, i cili po përgatitet të marrë Tiranën në zgjedhjet e ardhshme lokale…
Ndërkohë që Erion Braçe është përplasur me zyrtarë të bashkisë së Tiranës, zonat me konfliktin më të madh janë njësia 7 dhe njësitë 6 në Kombinat dhe 14 në Kashar-Yberish.
‘Molla e sherrit’ ka qenë Blendi Gonxhe, i cili po shkel urdhrin e Edi Ramës për të bërë fushatë vetëm në zonën që i është caktuar. Gonxhe ka aktivizuar armatën e punonjësve të transportit rrugor, duke i shpërndarë në mënyrë kapirale në territor, kryesisht në Yzberishin e vjetër, Astir dhe në Kashar.
Siç mësohet, Gonxhe ka pasur debate të ashpra me të deleguarin në zone, Plarent Ndrecën, por edhe me të tjerë. Burimet bëjnë me dije, se shqetësimet e palëve nuk kanë sjellë ndonjë përgjigje nga ana e kryeministrit, çka ka lënë të kuptohet se e gjithë kjo ka mbështetjen e heshtur të Ramës.
I cili i trajton kandidatët me një standard preferencial, dhe jo sipas rregullit të përcaktuar.
Mësohet se tonet e përplasjes kanë qenë të larta, edhe në informacionet që kanë mbërritur lart. Pasi fushata e Blendi Gonxhes po trajtohet si një nxemje e betejës së madhe për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës. Ngaqë ka të dhëna se ai do të jetë kandidati i PS-së në Tiranë, në zgjedhjet e pjesshme që priten të mbahen pas gjashtë muajsh në disa bashki të vendit.
Lëvizje që është parashikuar nga Rama, që të mos lërë Tiranën të vetme në një betejë epike që mund ta polarizonte edhe më tej situatën.
Nga ana tjetër kërkon që ta përdorë këtë rast si një mundësi për të mos e lënë garën e Tiranës që të kthehet në një përplasje fatale.
Diversifikimi i zgjedhjeve të pjesshme e bën që të zhvillojë një fushatë tjetër elektorale, duke përsëritur retorikën e 11 majit për të ashtuquajturën pasaportë europiane. Retorikë e cila ka një objektiv të caktuar, që duket ja ka arritur edhe në këtë fushatë. Të zhvendosë nga vëmendja hetimet dhe arrestimet e SPAK ndaj zyrtarëve të PS-së, e të flasë për një argument tjetër.
Ndërkaq, inati që ka plasur brenda kandidatëve të listës së hapur, po mundohet të shuhet nëpërmjet takimeve që Rama zhvillon me personazhet në fushë, duke i bërë të ditur se disa nga deputetët e listës së mbyllur do të largohen, siç ka ndohur me drejtoreshën e Infektivit, Najada Çomo, për t’i liruar vendin Pandeli Majkos. Kështu po bën edhe këtë herë, ndërkohë që ka hapur fjalë se fushata e Gonxhes nuk është gjë tjetër veçse një nxemje për betejën e ardhshme për kryebashkiak të kryeqytetit.









