GJKKO konfiskon pasuritë e ish-kreut të Kushtetueses Bashkim Dedja

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Dy muaj më parë Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin e dhënë nga Shkalla e Parë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja me 6 muaj burg për fshehje e deklarim të rremë dhe konvertimin e masës me shërbim prove.