Ditën e sotme është paraqitur në SPAK kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.
Kjo është hera e tretë e paraqitjen së tij në SPAK, ndërsa ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme. Megjithëse nuk ka një njoftim zyrtar mbi arsyet e kësaj seance, mendohet se temë e dëshmisë do të jenë prokurimet e firmosura nga Myzyri.
Më 7 Prill, ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë, por heshti para mediave.
Myzyri mban këtë post që prej vitit 2020. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare.









