Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për herë të pestë të hënën, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk mundi ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.
Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetrarit të Kuvendit
Deputetët u mblodhën për të zgjedhur kreun e Kuvendit dhe pesë nënkryetarët, në mënyrë që ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës përfundimisht.
Pritet që Kuvendi të konstituohet në përpjekjen e pestë të radhës, duke u hapur kështu rruga për formimin e Qeverisë së re.









