PROPOZIMI/ Lëvizja Vetëvendosje risjell Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka ripropozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Ky ripropozim vjen pavarësisht se në seancën e kaluar Haxhiu nuk kishte siguruar mbështetjen e nevojshme për të marrë këtë pozicion.

Kandidatura e saj u përsërit gjatë seancës së sotme parlamentare nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.