REAGIMI/ Arqipeshkvi Dodaj pas vdekjes së Papa Françesku: I dashuruar me popullin tonë

Kreu i Kishë Katolike Shqiptare, arqipeshkvi Arjan Dodaj ka reaguar pas vdekjes së Papa Franceskut ditën e sotme në moshën 88-vjeçare.

Përmes një postimi në rrjetin social X Dodaj shpreh falenderimet për Papën e Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit. “Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar”.

“Faleminderit i dashur Papa Françesku! 1936 – 2025 Papa i Revolucionit të Butësisë dhe Dashurisë së Zotit! Papa i dashuruar me popullin tonë shqiptar! Papa jonë nga qielli na beko e vazhdo të na shoqërosh me dashurinë tënde!” shkruan Dodaj.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare mëngjesin e së hënës.

Vdekja e Papës vjen më pak se 24 orë pasi ai u shfaq në sheshin e Shën Pjetrit të Vatikanit për të dielën e Pashkëve.

Ai doli në një karrocë me rrota dhe përshëndeti me dorë nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit drejt turmave së njerëzve dhe tha: “Të dashur vëllezër dhe motra, Gëzuar Pashkët”.

Në vitet e fundit, Papa Françesku ishte përballur me disa komplikime shëndetësore.