Kryetari i Partisë Demokratike është paraqitur këtë të hënë në SPAK. Paraqitja e tij vjen në kuadër të masës së detyrimit për paraqitje të vendosur ndaj tij nga gjykata.
Pas daljes nga ambientet e prokurorisë së posaçme ai dha një deklaratë për mediat ku tha se çështja kundër tij është dëshmi e standardit të dyfishtë dhe se e gjitha është një strategji e kryeministrit Rama për të goditur opozitën shqiptare.
Sali Berisha: Çështja e SPAK dhe keqpërdorimit të tij është pjesë e strategjisë së Ramës për të goditur opozitën. Projekti makabër për një mandat të katërt. Nisi me kallëzimin e Ballës dhe mbahet në këmbë për qëllime politike. Çështja kudër meje dëshmi e standardit të dyfishtë, ndërkohë që mbulohet një mal me fakte për vjedhjet qeveritare. Ftoj çdo qeveritar, pse Balla është i lirë e bën fushatë kur ata flenë mbi dosjet e krimeve të tij dhe disponojnë dokumente se është anëtar kryesor i grupit të Bajrave Suel Çelës dhe “Toyota Yaris”.









