Pas familjarëve të tij, Laerti pati edhe një surprizë tjetër speciale nga një mik i tij gjatë spektaklit të madh të finales së Big Brother VIP Albania 4.
Laerti u shpall nga këshilli i bashkisë Kolonjë qytetar nderi i Leskovikut për të gjithë kontributin e tij artistik dhe promovues për këtë zonë.
“Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tij në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi”, lexoi titullari i bashkisë në momentin e dorëzimit të titullit.









