E PAPRECEDENTE/ Bën fushatë mes rrugën nacionale duke bllokuar qarkullimin; Rama në Kolonjë përdor burimet e bashkisë, ironizon Berishën me këngën polifonike: Ja bën bufi bu, bu, bu… (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Ersekë në një takim elektoral. Në mënyrë të pazakontë mitingun me popullatën socialiste e zhvilloi në mes të rrugës nacionale, duke bllokuar tërësisht qarkullimin e automjeteve për mbi 2orë në aksin Korçë-Ersekë.

Në fillim të takimit, duke përdorur burimet njerëzore dhe pjestarë të grupit të ansamblit “Kolonja” në vartësi të bashkisë Kolonkë, nëpërmjet performimit të një këngë e vjetër polifonike që daton prej 1905, ku përmendej bufi, Rama qartazi ka ironizuar Sali Berishën, të cilit i ka vendosur në mënyrë fyese e shpotitëse epitetin “Bufi”