BASHKEPUNIM ME KRIMIN/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK për zgjatje hetimesh ndaj Çyrbes, ish-deputetit të PS

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për të zgjatur me tre muaj hetimet për ish deputetin socalist, Jurgis Çyrbja.

SPAK e bëri këtë kërkesë në seancën e 15 prillit, për shkak se është në pritje të disa letërporosive të nisura agjencive partnere jashtë vendit. Lidhur me këtë, Prokuroria e Posaçme ka kohë deri në muajin korrik të kryejë hetimet për Jurgis Çyrbjan.

Ish-deputeti socialist mbetet i dyshuar për komunikime të përgjuara në platformën e koduar të bisedave SKY ECC me anëtarë të grupeve kriminale Shijak-Durrës.

Ai u arrestua më 20 tetor 2024 në Durrës ndërsa GJKKO ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”.