REAGIMI I ASHPER/ Pse Trump nuk e mori me vete në Shtëpinë e Bardhë? Evi Kokalari: Ja si po mashtron Sali Berisha për LaCivita

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të Kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar Chris LaCivita si “arkitektin e fitores së presidentit Trump”.

Kokalari hedh poshtë këto pretendime duke theksuar se LaCivita nuk kishte një rol të rëndësishëm në fushatën e Trump dhe se fitorja e këtij të fundit nuk lidhet me të.

“Sali Berisha dhe Syri gënjejnë kur thonë se Chris LaCivita është arkitekti i fitores së Presidentit Trump. Trump fitoi edhe në vitin 2020, kur LaCivita nuk ishte askund në fushatë. Në 2020 ka pasur manipulime votash, dhe kjo tashmë po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë, por fitorja erdhi sepse demokratëve nuk ua mbante të bënin luftë me Elon Musk dhe nuk vodhën votat siç bënë në 2020!”, tha Kokalari.

Kokalari thekson se kontributi i LaCivita në fushatë ka qenë minimal, dhe se një pjesë e stafit aktual të Shtëpisë së Bardhë ka pasur ndikim më të madh se ai.

“E vetmja pyetje sot duhet të jetë: pse LaCivita ishte një nga dy personat e këtij grupi që Trump nuk i mori me vete në Shtëpinë e Bardhë?”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, personi i dytë i përjashtuar nga ekipi i Trump dyshohej për përdorim të kokainës.

“Këtë e njoh personalisht dhe për të dy këta, detajet më vijnë nga ata që sot janë me Trump në Shtëpinë e Bardhë”, përfundon ajo.