KONTROLL I BEFASISHEM/ Agjentë të BKH mësyjnë në një apartament mbi banesën e Erion Veliajt, tek “Kodra e Diellit”

Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer një kontroll në një apartament në rezidencën “Kodra e Diellit”, që ndodhet mbi banesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kontrollet janë pjesë e hetimeve të SPAK për çështje të ndryshme, përfshirë dosjen e inceneratorëve.