Pas një periudhe të gjatë izolimi mediatik prej faktorëve politikë dhe ekstra politikë, kreu i Koalicionit Euroatlantik Lulzim Basha ka njoftuar sot daljen në një hapësirë televizive, konkretisht në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në MCN.
Në fakt izolimin që do t’i bëhej nëpër televizione, përfshi dhe fushatën e saponisur elektorale e ka paralajmëruar muaj më parë vetë Lulzim Basha, sajë sinjalizimeve të marra nga mediat kryesore në vend.
Kjo padyshim mbetet një situatë e pa precedentë, teksa njeriut me status deputeti që ka kryer sot një ndër aktet politike më të forta si ai i 9 Shtatorit 2021, i mbyllen hapësirat televizive, ndërkohë që faktorë të rinj politikë që ende nuk kanë një profil të qartë dhe përqindje zyrtare të caktuar mbështetje kanë filluar pasqyrohen në çdo lloj aktiviteti.
Ja postimi i Bashës










