DEKLARATA/ Arrestimi i 38-vjeçarit për blerje votash për PD, Berisha i “bën dalje”: Simulime nga Hysenaj dhe Veliu. Nëse është e vërtetë, e përjashtojmë nga partia si agjent i SHIK!

Policia ka njoftuar ditën e sotme se një person është arrestuar në Lushnje nën dyshimin për blerje vote. Mbi ngjarjen ka reaguar edhe kreu i PD Sali Berisha, i cili në një konferencë për mediat u shpreh se një rast i tillë është simulim.

Ai ka shtuar se nëse një rast i tillë është i vërtetë, personi përgjegjës do të përjashtohet urgjentisht nga partia, si agjent i SHIK dhe policisë kombëtare

“Të garantoj që kjo është si rasti i Belerit, janë simulime sepse është e tëra e organizuar nga Vlora Hysenaj dhe Ardi Veliu, kategoria e provokatorëve që e dinë që fluturojnë atje ku e meritojnë pas datës 11 maj dhe sapo të mësohet emri i personit që paska marrë pjesë do të përjashtohet nga PD si agjent i SHIK dhe policisë kombëtare, nëse e ka bërë”, tha ai.