PARASHIKIMI I REZULTATIT/ PS, 77 mandate? Rama: “Do tu përgjigjem nga Kuçi si më 2021”

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte në rubrikën “Sy m’sy” se Partia Socialiste është në komunikim të vazhdueshëm me njerëzit duke punuar për zgjedhjet e 11 majit.

I pyetur nëse PS do fitojë 77 mandate kryeministri u përgjigj:

“Nuk e di, mund të jetë edhe më shumë. Do ta shkruaj në Kuç te ai lokali ku herën e kaluar kam shkruar rezultatin, do shkoj prap edhe do e shkruaj rezultatin.

E kur them këto ka ca që thonë, ja ky i ka vjedhur, andej-këndej. Jo, jo, i keni parë çdo natë ato celulat e Partisë Socialiste? Ne punojmë ditë e natë. Jemi me njerëzit”, theksoi ai.