ÇLIRIMI I TIK-TOK/ Berisha e bën të madhe në KE: Edi Rama si Habibullah-u i Kabulit, bllokoi platformën

Kryetari i ASHM, Sali Berisha, ka denoncuar sot qeverinë para grupit konservator të KE-së, se ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin në prag të zgjedhjeve.

Berisha ka denoncuar Ramën se ka bllokuar rrjetin social Tik-Tok dhe ka instaluar pajisjen DPI për të kontrolluar gjithçka në rrjet.

Në fjalën e tij me grupin konservator në KE, Berisha theksoi se ky veprim i Ramës është njësoj si Habibullah i Kabulit dhe këtë akt censure e ndërmori sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë.

“Ne kemi zgjedhje. Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm. Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.

Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.

Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit.”-tha Berisha.