Shtëpia e Bardhë anuloi një konferencë për shtyp me Donald Trump dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, kryeministri izraelit ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për bisedime. Trump e priti Netanyahun me shtrëngim duarsh të fortë.
Trump injoroi pyetjet e gazetarëve në lidhje me rënien e tregjeve globale dhe nëse ai do të hiqte tarifat ndaj Izraelit. Gazetarët do të pranohen në Zyrën Ovale për atë ngjarje.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zhvillon vizitën e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë këtë vit për një takim me Presidentin Trump.
Takimi vjen vetëm disa ditë pasi Trump njoftoi një tarifë prej 17 për qind për mallrat e importuara nga vendi i Lindjes së Mesme. Netanyahu do të jetë lideri i parë ndërkombëtar që do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë pas njoftimit të tarifave të presidentit “Dita e Çlirimit” kundër partnerëve tregtarë të SHBA.
Zyra e kryeministrit tha se të dy liderët “do të diskutojnë çështjen e tarifave, përpjekjet për kthimin e pengjeve tona, marrëdhëniet Izrael-Turqi, kërcënimin iranian dhe betejën kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare”.









