RIKTHEHET “DIMRI”/ Ulen temperaturat me reshje dëbore në disa zona të juglindjes së vendit

Reshje dëbore ka patur në Qafë-Thanë e gjithashtu në njësinë administrative Vithkuq, por edhe fshatrat e thella të njësive administrative të bashkisë së Pogradecit

Intensiteti pritet të jetë më i lartë pas orës 20:00 të ditës së sotme bëjnë me dije burime pranë stacionit meteorologjik ushtarak në juglindje të vendit

Nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve në segmentin e Qafë Thanës e nuk ka probleme as në zonat e tjera