HONOR 400 Lite sjell revolucionarizimin e fotografisë mobile me fuqinë e inteligjencës artificiale.
HONOR 400 Lite është krijuar për të ngritur fotografinë mobile në një nivel më të lartë. Kompania HONOR vazhdon të formësojë të ardhmen e fotografisë mobile me shpalljen e telefonit të mençur që sjell mundësi të jashtëzakonshme të fotografisë me AI për klasën e mesme, duke bërë teknologjinë e avancuar të qasshme për të gjithë.
HONOR 400 Lite është i pajisur me një buton revolucionar AI Camera Button, i cili me çdo shtypje të tij ju afron me përsosmërinë dhe ofron një eksperiencë vizuale të paharrueshme. Pavarësisht nëse jeni një fotograf i pasionuar apo thjesht doni të regjistroni momentet e jetës, HONOR 400 Lite është krijuar për të ngritur fotografinë mobile në një nivel më të lartë, me një çmim që i përkon një pajisjeje të klasës së mesme.
Kjo funksion inovative thjeshton eksperiencën tuaj: me një prekje të shkurtër të butonit shkoni drejt fotografisë, me një shtypje më të gjatë fillon videoja, ndërsa kamera aktivizohet menjëherë. Pa nevojën për përshtatje të komplikuara, çdo pjesë do të kapet saktësisht dhe mundësia për shprehje kreative vjen natyrshëm.









