ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ “Kur filluam ne në politikë, i kishim flokët e zeza”; Rama vijon me batuta për Bashën: Po Luli ka ndonjë votë këtu?

Kryeministri Edi Rama, drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, zhvilluan një takim në shtabin elektoral të njësisë Nr.11 në kryeqytet.

“Dhe nata vazhdon, celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle!”, shprehet kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, teksa e shoqëron edhe me pamjet filmike të takimit dhe diskutimeve me strukturat e Njësisë nr. 11.

Rama bëri batuta me të pranishmit, ku një prej të rinjve drejtues i strukturës iu drejtua se ja njihte prindërit.

“Unë njoh tët ëmë dhe tët atë që në kohën kur ishin të dashuruar”, shprehet kryeministri me një nga drejtuesit e Njësisë.I riu i përgjigjet se “ashtu janë ata akoma, të dashuruar dhe se kshtu vjen jeta!”.Por Rama ia kthen:
Ndërsa e pyet për familjen, Rama i kujton atij se “të kemi me dy koka si deputet ty, edhe për Tropojën dhe për Tiranën…!”, teksa merr përgjigjen pohuese.

Më tej Rama përshëndet një nga anëtarët e vjetër të PS teksa i thotë se “kur kemi filluar ne me Pashkun i kishim flokët e zeza. Tani janë bërë të bardha, të paktën ky i ka të gjata e kaçurrela, i ka akoma”, duke shkaktuar të qeshura të të pranishmëve.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama nuk kurseu ironinë për kreun e Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, duke pyetur shtabin nëse kishte ndonjë votë në Laprakë.

“Po Luli ka ndonjë votë këtu? Hë, a ka vota ai? Zyrë ka ai, po kandidat a ka? O Lul… u ngrit në një moment, por ka ra prapë. Ka frikë bufin ai, ka frikë! Nuk e sulmon. Jo, e ka shumë frikë doktorin ai, doktori, doktori thotë, e ka frikë! Ka frikë bufin se e shkul si dhëmb qumështi!”, tha Rama.