MOSBINDJE CIVILE/ Berisha i vendosur për çlirimin e Tik Tok. Porosi kandidatëve: Shkarkoni VPN dhe bëni fushatë në TikTok

Sali Berisha koshient për gjendjen e rëndë ku ndodhet trupa e tij politike, po tenton të motivojë kandidatët për fushatën me udhëzime përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Takimet me qytetarët dhe rrjetet sociale janë armët të cilat ish-kryeministri u kërkon të përdorin.

Minimalisht sipas Berishës, çdo kandidat duhet të shpenzojë në ditë 8 deri në 12 orë në takime, dhe tu flasë qytetarëve për programin e jo për Edi Ramën.

“Takime derë më derë. Duhen 8-12 orë takime në ditë. Edhe të keni nga 10 përfaqësues rë bëjnë takime të pavarura. 80% për programin. Shumë pak për kundërshtarin.”

Duke iu referuar “idhullit” të tij, Donald Trump, u kërkoi kandidatëve të përdorin rrjete sociale dhe si ai, të shkarkojnë VPN për të zhbllokuar Tik Tok.

“Përdorni masivisht rrjetet sociale. Donald trump fitoj prej rrjeteve sociale. Shkarkoni vpn, mos e injoroni, tik tok duhet ta përdorni”

Në takimin me kandidatët e Tiranës, Berisha pranoi se spastrimi i demokratëve dhe mbushja e listës me besnikë e aleatë, ndodhi për shkak të ligjit të ri elektoral, të cilin në fakt e votoi vetë.

“Kjo është një listë e paparë ndonjëherë. Por ështe e vërtetë, ky ligj elektoral është unik. Donte të spastronte partitë e vogla”.