Atletiko Madridi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Espanjolit të Marash Kumbullës. Pavarësisht se skuadra e Simeones nuk ia doli të triumfonte, Antuan Grizman, është futur në historinë e La Ligës.
Me paraqitjen e sotme, francezi është bërë lojtari i huaj me më shumë ndeshje në La Liga. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Lionel Mesi me 520 ndeshje, ndërsa Grizman regjistroi sot ndeshjen e 521-të.
Në këto 521 ndeshje, Griezman ka shënuar 198 gola dhe ka dhënë 95 asiste. Francezi është golashënuesi më i mirë në historinë e Atletiko Madridit dhe sigurisht një nga lojtarët më të mirë në historinë e La Ligës, aty ku ka veshur edhe fanellën e Real Sociedad dhe Barcelonës, përveç asaj të Atletikos.









