ZGJEDHJET E 11 MAJIT/ Rama me diasporën në Greqi, Kryeministri nga Kreta: Duhet të bëhemi bashkë!

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Kretë. Kreu i qeverisë është mbledhur me shqiptarët në zonën e Hanias, teksa nuk ka munguar edhe drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla. Ky i fundit u bëri thirrje shqiptarëve që më 11 maj të votojnë për të marrë pasaportën e BE.

“Sot 246 mijë shqiptarë të Evropës, se mua nuk më pëlqen fjala diasporë, por shqiptarët e Evropës dhe botës janë regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Le të bëhemi bashkë në 11 maj dhe të bëjmë të mundur që Shqipëria të jetë anëtare e BE.

Në Kretë kanë lindur njerëz që i kanë dhënë shumë jo vetëm Greqisë por dhe Europës. Do bëjmë të mundur që Shqipëria e kësaj dekade të jetë anëtare e BE dhe çdo shqiptar në Shqipëri, Greqi, dhe kudo ndodhet, të marrë pashaportën europiane të shqiptarit. Për mua ka qenë një barrë e rëndë që sa herë më binte të takohesha me shqiptarë që jetojnë në Greqi, duhet t’u përgjigjesha pyetjes: Kur do na jepet mundësia të votojmë si shqiptarë në Shqipëri pa qenë e nevojshme të marrim rrugët?

Për këtë pjesë ka qenë një përpjekje jo e vogël, sepse përveç nesh nuk e donte kush votën e shqiptarëve jashtë atdheut. Ju ia dini punës dhe sakrificave të punës më shumë sesa çdokush tjetër”, tha Rama.