Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë një takimi elektoral në Elbasan, se nuk ka ndërmend të premtojë asgjë gjatë kësaj fushate, sepse i ka të fituara zgjedhjet.
Një deklaratë e tillë ka qënë e papranueshme për kandidatin euroatlantik për Elbasanin Endri Hasa, i cili e ka konsideruar tallje për Elbasanin dhe Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale Hasa me gjuhë të drejtpërdrejtë i kujton fatin që e pret: “O Rameeee çtë ka gjet o Rameeee🔗”
Amerikanët erdhën! SPAK është fundi yt!
Postimi
I dehur nga pushteti i marrë me ndihmën e krimit, blerja e votave dhe presioni i administratës, Rama sot guxon të tallet me qytetarët e Elbasanit duke ja thënë copë se ska ndërmend të premtojë asgjë sepse i ka të fituara zgjedhjet. Lideri i shokëve “7×7=313” na sjell në kujtesë tiparet e diktatorëve, që përpiqen të kontrollojnë çdo aspekt të jetës politike dhe shoqërore, duke harruar se fundi i autokratëve gjithmonë është i njëjtë😉
🔗O Rameeee çtë ka gjet o Rameeee🔗
Amerikanët erdhën! SPAK është fundi yt⚖️
Qytetarët e Elbasanit meritojnë më shumë✅️









