INCIDENTI/ U tensionua nga pyetja, Romano Prodi i tërheq flokët gazetares (publikohet video)

Ish-kryeministri italian dhe ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, është përfshirë në një incident gjatë një interviste me gazetaren Lavinia Orefici.

Gjatë prezantimit të librit të tij më 22 mars, gazetarja e pyeti nëse mbështeste idenë që prona private duhet të kufizohej dhe rregullohej. Prodi, i irrituar, e pyeti: “Çfarë dreqin më pyet? A e kam thënë unë diçka të tillë në jetën time?”

Pas sqarimit se pyetja ishte pjesë e Manifestit të Ventotenes, Prodi i kujtoi gazetares se ky ishte një diskutim që ndodhi në vitin ’41, kur njerëzit e futur në burg nga fashistët debatuan për Kushtetutën.

Pas publikimit të videos, Prodi pranoi se kishte bërë një gabim, duke theksuar se nuk kishte qëllim të sulmonte gazetaren. Ai theksoi gjithashtu se çdo individ ka të drejtën të mbrojë nderin dhe historinë e tij.