Goditet fort strategjia, propoganda dhe retorika politike sidomos e asaj pjese politikanësh që ka probleme sanksionimi dhe akuza të rënda për korrupsionin në Shqipëri.
Sot sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ka dëshmuar se ndëshkimi me Non Grata nuk është çështje Joe Biden apo influencë e George Sorros.
Pasuesi i Blinken në këtë detyrë, Z. Rubio, ka rihapur ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, duke goditur njerëz shumë të fuqishëm në politikën botërore. Rubio, ka lajmëruar në faqen e tij në platformën X se ka ndëshkuar ish-presidenten e Argjentinës dhe një ish-ministër të këtij vendi.
“Sot, njoftova sanksionin sipas ligjit 7031(c) të ish-presidentes së Argjentinës, Cristina Elisabet Fernandez de Kirchner dhe ish-ministrit argjentinas të planifikimit, Julio Miguel De Vido, për përfshirjen e tyre në korrupsion të rëndësishëm gjatë kohës së tyre në poste publike. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar që të ketë përgjegjësi për zyrtarët e korruptuar në mbarë botën”, shkruan Rubio në X.
Në të vërtetë, administrate Trump e ka hapur lançimin e kësaj metode të qeverisë së SHBA për të ndësohkuar korrupsionin. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, dy sekretarët e shtetit: Rex Tillerson dhe Mike Pompeo, kanë firmosur katër non grata të rëndësishme në Shqipëri. Ndërkaq, Sali Berishës, në atë kohë ju revokua viza për në SHBA atij vetë dhe familjes së tij të ngushtë.










