Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dërguar urimet më të ngrohta për të gjithë ata që festojnë festën e lNevruzit, duke shprehur mirënjohjen për popullin persian dhe kontributet e tij të çmuara në fusha të ndryshme.
Në mesazhin e tij, Presidenti Trump theksoi se Novruzi shënon fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persik, një kohë për të reflektuar mbi vitin që kaloi dhe për të pritur me shpresë dhe optimizëm të ardhmen.
Ai gjithashtu vlerësoi kulturën e pasur persiane dhe arritjet e jashtëzakonshme të popullit persian në fushat e matematikës, shkencës, ligjit, teknologjisë dhe artit. Në emër të Shteteve të Bashkuara, Trump uroi një festë të gëzuar për të gjithë.
“Urimet më të përzemërta për të gjithë ata në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë globin që festojnë festën e lashtë të Nevruzit.
Nevruzi është një rast i gëzueshëm për popullin pers, duke shënuar fillimin e pranverës dhe Vitin e Ri Persian. Kjo traditë e kahershme paraqet një kohë për të reflektuar mbi bekimet e vitit të kaluar dhe për t’u përgatitur për pranverën e ardhshme me një frymë të përtërirë optimizmi.
Populli Persian me kulturën e tij të gjallë dhe talentet e jashtëzakonshme në fusha të tilla si matematika, shkenca, ligji, teknologjia dhe artet, që japin shumë kontribute integrale për shoqërinë. Në emër të Shteteve të Bashkuara, shpreh urimet e mia më të mira për një festë të gëzueshme. Gëzuar Nevruzin!”, shprehet Trump.









