Gjatë këtyre dy ditëve, replika mes kryeministrit dhe kreut të demokratëve euroatlantikë, refreni i Edi Ramës ka qënë mbetja vetëm e Lulzim Bashës. Siç i pretendonte me shpoti Rama, Bashës i kishin ikur gjithë mbështetësit dhe gjendej i vetëm. Por përgjigjen këtyre deklaratave më së miri ua ktheu sot Kamza, e cila në një sallë plot e përplot me demokratë e qytetarë të shumtë pritën kreun Eiroatlantik, të cilit i konfirmuan dhe mbështetjen e tyre për 11 Maj.
Në fakt të dhënat nga terreni dhe sondazhet e brendshme edhe nga kandidatët e që garojnë në këto zgjedhje konfirmohen edhe nga pjesmarrja e madhe e qytetareve në Kamëz, ç’ka flitet për rritjen e ndjeshme të mbështetjes së qytetarëve, të cilët çdo ditë e më shumë po zhgënjehen nga faktorët e vjetër politikë dhe po i braktisin ata.
















