Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka dënuar protestat në rritje në Turqi disa ditë pas arrestimit të një figure kryesore të opozitës.
Në një fjalim të premten, Erdogan tha se qeveria e tij nuk do t’i “dorëzohet” “vandalizmit” ose “terrorit të rrugës” përpara protestave të tjera të planifikuara. “Nuk do të pranojmë prishjen e rendit publik”.
Të mërkurën, policia arrestoi kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një nga më shumë se 100 personat e mbajtur nën akuzat për korrupsion dhe ndihmë për grupet terroriste.
Kritikët e qeverisë janë mbledhur në qytete anembanë Turqisë në protestë, me turma të grumbulluara sërish në Stamboll dhe Izmir të premten, duke sfiduar ndalimet e demonstratave. Të enjten, 53 persona u arrestuan në protesta, tha ministri i brendshëm.









