Arrestohet nipi i Lefter Kokës në Durrës, policia i gjeti armë e municion në banesë

Policia e Durrësit ka arrstuar këtë të enjte nipin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, shtetasin Haki Koka.

29-vjeçari u ndalua nga efektivët e policisë pasi gjatë kontrolleve në basnesë iu gjet një armë pistoletë dhe municion luftarak.

Policia bën me dije se arma pa leje u zbulua në banesën e të riut pas informacioneve të mbledhura nga inteligjenca policore.

Polciia ka sekuestruar armën e zjarrit ndërkohë që materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

“Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.