VIDEO-LAJM/ Arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit. Mbështetësit e Imamoglu protestë jashtë paraburgimit

Mbështetësit e Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit, i cili u arrestua nën dyshime për korrupsion dhe terrorizëm”, janë mbledhur në protestë jashtë qendrës së paraburgimit anti-terrorist ku ai po mbahet.

Turma e grumbulluar, njëzëri bërtisnin “Turqia do të fitojë”.

Kujtojmë se Imamoglu akuzohet si “kreu i një organizate kriminale me qëllim përfitimi” dhe, në kuadrin e një hetimi të veçantë, akuzohet se i ka dhënë “ndihmë” PKK-së, lëvizjes separatiste Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është cilësuar si organizatë terroriste nga Ankaraja.

Ekrem Imamoglu

Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Imamoglu tha se nuk do të dorëzohet dhe se do të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur përballë presionit.