PAS “DETYRIM PARAQITJES”/ Berisha flet para mbështetësve: Letra që u lashë prokurorëve…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë rreth orës 10:00 në SPAK, në lidhje me masën e sigurimit të detyrimit për paraqitje.

Pasi doli nga godina e këtij insitucioni Berisha u tregoi mbështetësve të tij shënimin që u la prokurorëve atje.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe SPAK është krim antikushtetues dhe anti-demokratik, më i madhi në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Këtë shkrim ua lashë atje”, tha Berisha.