TRONDITET VUÇIÇ/ Protesta ne Beograd, mbi 100 mijë protestues bllokojnë transportin (video)

Mijëra studentë kanë mbërritur në Beograd në këmbë nga qytete të shumta të Serbisë, bashkë me çiklistë dhe motoçiklistë, ndërsa sot iu bashkuan edhe qytetarë nga disa pjesë të vendit, për të zhvilluar tubimin e madhështor të premtuar.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë, në prag të nisjes së protestës, e cila është paralajmëruar për në orën 16:00. Nga pamjet me dron, vihet re nje pjesemarrje masive, ku mediat lokale raportojne se mund te jene ne shesh mbi 100 mije protestues.