Kryetari i Partisë Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, ka reaguar ashpër ndaj Sali Berishës, pas publikimit të listës së hapur të koalicionit me 25 parti politike për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Në një postim në facebook, Shtjefni shpreh zhgënjimin e tij për faktin se kryetarët e partive pjesëmarrëse nuk janë përfshirë në listë.
“Ju e keni menduar shumë gabim duke zgjedhur ata kryetarë partish që pëlqeni ju! Kjo nuk ju nderon aspak,” – shkruan ai, duke akuzuar Berishën se nuk ka treguar transparencë dhe nuk ka konsultuar drejtuesit e partive të koalicionit për kandidaturat.
Postimi i plotë:
Dy fjalë për Z. Berisha!
Ju keni bërë një koalicion me 25 parti politike, ku pjesëmarrëse e koalicionit është dhe Partia Ora e Shqipërisë, ku secili Kryetar Partie do të ishte në listën e hapur për të përfaqësuar partitë tona në zgjedhjet e 11 Majit 2025! Ju e keni menduar shumë gabim duke zgjedhur ata kryetarë partish që pëlqeni ju! Kjo nuk ju nderon aspak ju!
Ju nuk morët mundimin as për të na thirrur për të diskutuar për kandidaturat!
Në ditët në vazhdim do të japim dhe versionin tonë përfundimtar! Nuk lejoj askënd të na shkelë me këmbë!
Partia Ora e Shqipërisë, sipas të dhënave, kemi afro 2000 vota në Tiranë për të cilën ka punuar kaq kohë, por nuk është në listë të hapur. Kryetari i partisë nuk voton njerëzit tanë për ju!
Një zhgënjim total nga ju!









