Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke bërë thirrje për t’iu bashkuar protestës së ditës së nesërme për çlirimin e TikTok.
Berisha ka postuar një imazh ku shkruhet “Ky ishte një post, por Edi Rama e ka censuruar!”. Ai shton se kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi.
“Më 15 mars, në orën 19:00, marshojmë drejt Kryeministrisë. Kur fjala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. Bashkohuni me ne!”, shkruan Berisha.









