VIZITA E RENDESISHME/ Sorensen do të vizitojë Kosovën, priten takime me liderët e shtetit dhe opozitën

Emisari evropian për dialog, Peter Sorensen, do të vizitojë Kosovën javën që vjen.

Ai do të qëndrojë në Kosovë nga data 17 deri më 19 mars.

Këtë e ka konfirmuar për Euronews një burim i afërt me zyrën e BE-së në Kosovë.

Ende nuk dihet agjenda e vizitës, por pritet që ai të ketë takime me liderët e shtetit, opozitën dhe përfaqësuesit e pakicave.

Kjo është vizita e parë e tij në cilësinë e përfaqësuesit të veçantë të Bashkimit Evropian për dialog, që prej marrjes së detyrës më 1 shkurt 2025, pas largimit të diplomatit sllovak Miroslav Lajçak nga ky post.