DYSHIMI/ Zelensky: Putini ka ‘frikë’ të refuzojë ofertën e Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lideri rus Vladimir Putin dëshiron të refuzojë propozimin e armëpushimit nga SHBA, por ka frikë t’ia thotë drejtpërdrejt Presidentit Donald Trump.

Sipas Zelensky, Rusia po vendos kushte për të vonuar armëpushimin, ose përndryshe, për ta bërë atë të mos ndodhë fare.

“Tani të gjithë kemi dëgjuar se fjalët e tij shumë të parashikueshme, shumë manipuluese në përgjigje të idesë së një armëpushimi,” shtoi ai.

Më herët të enjten, Putin tha në një konferencë për shtyp se ai ishte dakord në parim me propozimin e SHBA për një armëpushim 30-ditor, por ai gjithashtu theksoi se kishte shumë “pyetje serioze” që duhet ende të zgjidheshin.

“Ne vijojmë nga supozimi se armëpushimi duhet të çojë në paqe të qëndrueshme dhe të largojë shkaqet rrënjësore të krizës”, tha Putin.

Presidenti rus gjithashtu vuri në dyshim nëse Ukraina mund të përdorte armëpushimin 30-ditor për t’u mobilizuar dhe riarmatosur.

Zelensky tha në fjalimin e tij se një armëpushim do t’i jepte kohë “për të përgatitur përgjigjet për të gjitha pyetjet në lidhje me sigurinë afatgjatë dhe një paqe të vërtetë dhe të besueshme, dhe të vendoste në tryezë një plan për t’i dhënë fund luftës”.